DETAJE/Vrasja e ish-policit, atentatorët e ndoqën derisa e qëlluan me kallashnikov

DETAJE/Vrasja e ish-policit, atentatorët e ndoqën derisa e qëlluan me kallashnikov

145
0
Shares

Policia nuk ende një person të arrestuar për vrasjen mafioze që iu bë ish-efektivit  Arben Bilali në Tiranë pasditen e djeshme.

Nga ana tjetër, deri më tani, mësohet të jenë shoqëruar disa persona të cilët janë të dyshuar si vrasësit e mundshëm.

Ndërkohë detaje të reja mësohen përsa i përket momentit kur u bë atentati.  Arben Bilali është ndjekur për më shumë se 15 minuta nga atentatorët.   Ai ka qenë bashkë me një mikun e tij dhe po lëvizte me një makinë në Tiranë.

Makina i ka ndjekur nga ura e Vasil Shantos deri në Selitë. Sapo Arben Bilali ka dalë nga makina pranë banesës së tij, një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Më shumë se 15 të shtëna janë dëgjuar nga miku i Arben Bilalit. Plumbat kanë kapur vetëm 50-vjeçarin, shoku i tij i ka shpëtuar breshërisë. Policia dyshon se atentatorët kanë patur dijeni për lëvizjet e Arben Bilalit.

Makina e tyre ishte me targa të falsifikuara. Policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit, ndërsa në vendin e ngjarjes një kamera sigurie ka filmuar skenën e ekzekutimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. Burimet thonë se 50 vjeçari i druhej një atentati dhe se prej kohësh ngujohej dhe lëvizte shumë rrallë.

50-vjeçarit i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 qe vëllai i tij ai që u vra në të njëjtin vend ku Arben Bilali u ekzekutua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY