Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në qytetin e Shkodrës ka treguar një histori personale në lidhje me largimin e profesionistëve nga Shqipëria.
Historia e Bashës:
Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme.
Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/