Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/I riu në kërkim kryen grabitje spektakolare të bankës në Tepelenë

29/01/2019
Maskat grabisin bankën dhe marrin kasafortën policia shoqëron rojet e dhunuara

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ditën e djeshme, një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës u grabit nga një person i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në qendër të qytetit. Autori i grabitjes, mbante në dorë një armë zjarri me tytë të gjatë dhe nën kërcënimin e saj, grabiti paratë që ndodheshin në arkë.

Grabitësi e ka menduar me detaje aksionin, pasi ka kaluar me mjetin tip “Benz”, ngjyrë gri, jo në rrugën që kalon para Komisariatit të Policisë, duke shmangur edhe patrullën.

Autori është drejtuar në bankë në momentin që patrulla e Policisë është larguar. Duke hyrë me shpejtësi, i maskuar me një kapuç dhe pa folur asnjë fjalë, ai ka kërcënuar me armë punonjësit e bankës, ka grabitur lekët që ndodheshin në arkë dhe është larguar. Ndonëse nuk e ka përdorur armën, një plumb ka mbetur brenda në bankë.

Policia e Tepelenës ngriti postblloqe të shumta në të dyja segmentet e rrugës nacionale Tepelenë-Kakavijë dhe Tepelenë-Tiranë.

AUTORI 

Një orë pas ngjarjes, Policia e Tepelenës mundi të bëjë identifikimin e autorit. Bëhet fjalë për K.R., rreth 25 vjeç, një person i shpallur në kërkim, me precedentë penalë, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Ka dyshime se, autori, pak ditë më parë, ka kryer një grabitje me dhunë në Memaliaj. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Sipas Panoramës, këtyre dy grabitjeve të rënda me armë që dyshohen se janë nga i njëjti person, i identifikuar si një i ri në moshë, shtatlartë dhe i maskuar me kapuç, që më pas largohet me automjet, i shtohen edhe dy grabitje të njëpasnjëshme brenda një nate, të kryera nga një adoleshent, me shuma shumë të vogla parash, por me ndikim të madh në psikologjinë e banorëve të Tepelenës.

Tags: bankegrabitjetepelene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.