Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Detyruam Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Detyruam Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë

98
0
Shares
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, ka deklaruar se opozita, duke denoncuar çdo ditë korrupsionin, detyroi Ramën të ndryshonte 90% të qeverisë.
“Nuk kemi shtyrë asnjë protestë. Kemi thënë që kemi një axhendë të ngjeshur me denoncime dhe protesta. Por asnjëherë nuk kemi thënë se cila është axhenda. Në mandatin e dytë qeverisës, brenda 12 apo 13 muajsh ndryshon 90% e saj, vetëm kryeministri nuk ndryshon. Kjo ka ardhur si rezultat i axhendës së ngjeshur të opozitës në bashkëpunim me grupet e interesit, shoqërinë civile që kanë qenë pjesë e kësaj axhende për të denoncuar korrupsionin e qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY