Lulja kërkon ndihmë në emision, reagon ministrja Manastirliu

Lulja kërkon ndihmë në emision, reagon ministrja Manastirliu

111
0
Shares

Historia e Lules, që u trajtua këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mori një përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lulja prej disa vitesh ishte dhunuar nga bashkëshorti dhe familja e tij. Ajo tashmë ishte divorcuar, por jetonte në të njëjtën shtëpi me ta.

Në studio Lulja rrëfeu se jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, madje ai nuk paguante as detyrimin ushqimor për vajzën e tyre, Elizabetën.
Menjëherë pas publikimit të rastit, në redaksinë e programit “Dua të të bëj të lumtur” ka ardhur një email nga zyra për shtyp e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
E vetme dhe e pashpresë, gruaja i drejtohet programit për të gjetur një zgjidhje
Në email shkruhet se vetë Ministrja Manastirliu ka marrë përsipër të strehojë Lulen dhe vajzën e saj në qendrën kombëtare të viktimave të dhunës në familje. Atje Lulja dhe vajza e saj, Elizabeta do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme.

Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY