Pas 13 ditësh kërkime, është gjetur vogëlushi Julen, i cili tronditi Spanjën dhe botën me historinë e tij.
Vogëlushi 2 vjeçar u gjet këtë mëngjes i pajetë dhe pse shumë shpresonin në mrekulli. Ai ra në një pus 100 metra të thellë.
Ekipi i shpëtimit që prej 10 ditësh kishte nisur një shpim anash pusit për të arritur vogëlushin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Malaga, ku me 13 janar të këtij viti familja eJulen kishte dalë për piknik. 2 vjeçari kishte ecur i vetëm dhe pa u vënë re ishte përpirë nga pusi që ishte hapur për kërkime uji.
Vrima ishte vetëm 25 centimetër e gjerë sa për trupin e Julen, çka e bënte të pamundur shpëtimin e tij nga lart.
Për këtë arsye, ekipet e shpëtimit vendosën që të hapin një gropë paralele që shkonte në thëllësinë e 60 metrave aty ku mendohej se kishte ngecur Julen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/