Parlamenti grek ka ratifikuar ‘Marrëveshjen e Prespës’ për emrin Maqedonia e Veriut.
Marrëveshja u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.
Mediat greke raportojnë se deputetët e ‘Agimit të Artë’ janë ngritur në këmbë në seancë.
Votimi për ratifikimi erdhi pas tre ditëve nga debati i ashpër mbi marrëveshjen për emrin. Synimi ishte t’i jepej fund një mosmarrëveshje gati tre dekadë që e ka mbajtur Maqedoninë larg anëtarësimit me aleancën ushtarake perëndimore dhe Bashkimin Evropian.
Marrëveshja tashmë i ka kushtuar shumë kryeministrit Alexis Tsipras në shumicën e tij parlamentare pasi grekët e pavarur të krahut të djathtë e lënë koalicionin qeverisës në shenjë proteste.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/