Qeveria të japë gjithë rentën minerare për bashkitë e vogla

Qeveria të japë gjithë rentën minerare për bashkitë e vogla

511
0
Shares

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile të EITI në Shqipëri kërkon nga qeveria që të rritet përqindja e rentës që u shpërndahet bashkive ku ka vendburime të naftës, gazit dhe mineraleve. Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim, pjesë e rrjetit të EITI, që po zbaton një projekt të mbështetur nga Lëviz Albania në lidhje me shpërndarjen e rentës minerare në 5 bashki të vendit ka propozuar që renta të rritet nga 5% në 25% për të gjitha bashkite ndërkohë që për bashkitë që përfitojnë sasi të vogël rente kjo të jetë 100% vetëm për bashkitë dhe qeveria të heqë dorë prej saj.

Gjatë një takimi që qendra organizoi në Urën Vajgurore ku morën pjesë përfaqësues të bashkisë së Urës Vajgurore, përfaqësues të biznesit të industrisë nxjerrëse në këtë zonë si dhe shoqërisë civile atje u theksua se vlera e rentës që përfitohet nga bashkia është e pamjaftueshme që të inkurajojë bashkinë për një projekt të ndjeshëm në interes të komunitetit vendas. Drejtoresha e tatim taksave në bashki Rajmonda Shuka, tha se janë një numër kompanish që ushtrojnë veprimtarinë e nxjerrjes së gurëve dekorativ në territorin e bashkisë, aktivitet i cili shkakton probleme të mëdha mjedisore por renta që vilet prej tyre është mjaft e vogël dhe nuk kapërcen shumën e 130 mijë lekëve në vit. “Me këto të ardhura bashkia e ka të vështirë të përcaktojë ndonjë investim që ka ndikim tek jeta e qytetarëve. Po ashtu bashkia nuk ka vjelë rentë për asnjë nga puset e naftës që shfrytëzohen në territorin e bashkisë”, tha Shuka.

Në vijim të debatit në këtë tryezë, Anila Hajnaj Drejtore ekzekutive e Qendres Shqiptare per Zhvillim dhe Integrim dhe Anetare e Grupit Nderinstitucional te EITI-t tha se organizata e saj do të kërkojë që qeveria të japë 100 për qind të rentës minerare për bashkitë me përfitim të vogël. “Nëse bashkitë me industri nxjerrëse në zonën e tyre por që përfitojnë pak nga renta do ta merrnin atë 100% atëherë të ardhurat nga industria do të ndjeheshin edhe në këto bashki. Për qeverinë ato të ardhura janë shumë pak dhe nuk cënojnë cilësinë e buxhetit të saj nëse i kalojnë pushtetit lokal ndërsa për pushtetin lokal ato janë shumë dhe e ndikojnë cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Hajnaj.

Ndërkaq eksperti i projektit për EITI, Sami Nezaj tha se kjo do të ishte efektive nëse presioni ndaj qeverisë i shoqërisë civile në përbërje të nismës EITI në Shqipëri mbështetet edhe nga zëri i komunitetit , edhe nga pushteti lokal.

Edhe në takimin që Qendra Shqiptare per Zhvillim dhe Integrim zhvilloi në bashkinë e Hasit ku morën pjesë drejtues të bashkisë, përfaqësues të shoqërisë civile atje dhe të pjesëtarë të komunitetit hasjan, u theksua se në këtë bashki ka dëme të mëdha nga industria nxjerrëse ndërkohë që renta që merr bashkia është shumë e vogël. “ Bashkia e Hasit në rastin më të mirë merr deri në 270 mijë lekë rentë vjetore, ndërkohë që kemi të regjistruar në bashki rreth 17 subjekte të nxjerrjes dhe përpunimit të mineralit të kromit apo bakrit. Vetëm 3 kompani rezultojnë të jenë efektive, sipas dokumentacionit”, tha drejtori i Tatim Taksave në bashkinë e Hasit, Urim Hoti.

Edhe në këtë takim u theksua nevoja e rritjes së përqindjes së rentës nga qeveria për bashkitë dhe u mirëprit propozimi i Qendres Shqiptare per Zhvillim dhe Integrim për kalimin e rentës në masën 100% të saj tek pushteti lokal në rastin kur vlera e saj është e pamjaftueshme për të përballuar projekte të ndjeshme në interes të komunitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY