Një këngëtare e famshme ruse humbi jetën papritur teksa ishte duke performuar në skenë. Këngëtarja pësoi sulm në zemër në mes të këngës.
Faniya Khaliullova u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq.
Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq. Ajo u nis me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.
“I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga vdekja e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/