Në seancën dëgjimore nga komisioni hetimor për përdorimin e mundshëm të pajisjes së përgjimit IMSI Catcher nga Policia e Shtetit ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka refuzuar të përgjigjet . Ai ka dhënë përgjigje të thata teksa kryesuesi i komisionit Flamur Noka e ka pyetur në cilësinë e dëshmitarit .
Noka: A jeni në dijeni të pajisies IMSI Catcher?
Tahiri: Unë jam përgjegjës për cdo gjë të punës sime, nëse keni rezerva mund të më kallëzoni në prokurori.
Noka: Pajisje përgjuese ka hyre në Republikën e Shqipërisë për trajnime keni thënë ju, cfarë trajnimesh janë këto dhe ku ndodhet pajisja?
Tahiri: Referojuni prokurorisë dhe hetimeve që ky institucion po kryen për cështjen.
Noka gjithashtu e ka pyetur ministrin Tahiri për deklaratat e tij në një televizion mbi pajisjen se nuk përgjon njerëz por vetëm numra telefonikë por ai ka refuzuar cdo pyetje duke u përgjigjur : “Me gjithë respektin, pyesni prokurorinë” duke u larguar pas pak minutash në mënyrë demonstrative.




