Rriten çmimet tek dentisti, deputeti: Shteti duhet të krijojë mbulesa financiare

Rriten çmimet tek dentisti, deputeti: Shteti duhet të krijojë mbulesa financiare

114
0
Shares

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar pas Urdhërit të Stomatologut  për të dyfishuar cmimet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shehu në një postim në rrjetet sociale, shkruan se kjo është pjesë e dështimit të plotë të politikave sociale të Rilindjes.

Mes të tjerash demokrati thekson se shteti duhet të ndërhyjë për të krijuar mbulesat financiare të qytetarëve edhe për stomatologjinë.

Vendimet e Urdherit per rritjen reth dy here te cmimeve per procedurat dentare nepermjet pagesave direkte te qytetareve, flasin per deshtim te plote te politikave sociale te Rilindjes dhe te iluzionit “shendetesi falas”, per “futje duarsh” ne xhepat e qytetareve.

Stomatologjia eshte pjese perberese e sistemit tone shendetesor, per te cilen nuk ekziston mbulese financiare apo sociale.
Kete problem madhor une e kam ngritur disa here dhe eshte nje nga pikat e rendesishme te programit tone shendetesor.

Edhe mbulesa nga buxheti i urgjences stomatologjike si dhe i parandalimit, te detyrueshme keto nga ligji, jane shume larg relitetit dhe te veshura me shume dyshime korruptive ne aplikim.
Ndersa persa i perket nje vendimi te njeanshem te Urdherit per kete rritje cmimesh, ai nuk mud te jete i tille edhe nqs nga ana finaciare mund te jete i justifikuar.

Ketu do te duhej nderhyrja e menjehereshme e shtetit, per te krjuar mbulesat financiare te qytetareve edhe per stomatologjine.
Kjo qe po ndodh me stomatologjine sot, ishte e “paralajmeruar”, por e pa perfillur nga Qeveria ne politikat e saj, qe e kane katandisur sistemin tone shendetesor ne nje varferi te thelle “Afrikano Qendrore”, duke varferuar me tej qyetaret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY