Dita e dytë e kërkimeve, asgjë e re për Sala

Dita e dytë e kërkimeve, asgjë e re për Sala

130
0
Shares

Asnjë lajm i mirë për familjarët e sulmuesit Emiliano Sala.

Rreth 48 orë nga zhdukja e tij, policia dhe polumbarët nuk kanë hasur në gjurmët e mjetit fluturues ku ndodhej trupi i 28 vjeçarit, duke mbyllur kështu ditën e dytë të kërkimeve në det të hapur.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Guernsey në rrjetin social “Twitter”, ku thuhet se pas 9 orësh kërkime nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të avionit të zhdukur. Në statusin e tyre, thuhet se pakësimi i dritën ka pezulluar kërkimet, të cilat pritet të rinisin nesër.

Mjeti fluturues, në bordin e së cilit ishte sulmuesi kishte si destinacion Uellsin, aty ku Sala do të bashkohej me skuadrën e tij të re, Cardiff City. Skuadra uellsiane kishte shpenzuar plot 15 milion euro për të pasur shërbimet e tij nga Nantes. Sala humbi kontaktet me kullën e vrojtimit mbrëmjen e së hënës (21 janar).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY