Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lorik Cana: Atë që arriti Kosova kaq shpejt, Shqipëria nuk e ka bërë dot për 80 vite

22/01/2019
VIDEO/ Lorik Cana ndryshoi “kodin e veshjes” në TV francez
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lorik Cana po i shijon ditët e “pensionimit” nga fushat e blerta. Mes Shqipërisë, ku është vendosur me familjen e tij të ngushtë, dhe Kosovës, ku babai i tij, Agimi, drejton një klub futbolli (Vllaznimi), ish-kapiteni kuqezi është “gjahu” kryesor i mediave.

I angazhuar me kurset e formimit profesional si trajner dhe drejtor sportiv në Tiranë, rekordmeni për ndeshjet me kombëtaren e Shqipërisë ka qëlluar këtë fillimjavë në Kosovë, për punët e fondacionit. Me këtë rast, Loriku ka dhënë një intervistë për “RTV Dukagjini”, në të cilën ka pranuar se formimi i përfaqësueses së Kosovës ka ndikuar në dobësimin e kombëtares kuqezi.

Në njëfarë mënyre, ish-kapiteni e justifikon ecurinë negative të deritanishme të trajnerit Christian Panucci, duke nënvizuar se e ka marrë drejtimin e kombëtares shqiptare në një moment të vështirë. Sipas tij, gjykimi i punës së ish-lojtarit të Real Madridit, ndër të tjera, duhet bërë në fund të fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian 2020:

“Kur merr drejtimin e një kombëtareje, që ka arritur të luajë në Kampionatin Europian, pra ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë ta mbash atë nivel. Panucci është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese. Le ta gjykojmë në fund të fazës kualifikuese të Kampionatit Europian”.

Duke iu referuar përfaqësueses së Kosovës, Lorik Cana thotë se ka mbetur i mahnitur që e mbylli në krye të grupi të vet në Ligën e Kombeve. “Është një mundësi e artë për Kosovën, që ndoshta nuk do t’i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. 

Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian, duke njohur rivalët e grupit, do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Megjithatë, Kosova e ka një mundësi të artë që të shkojë në gjysmëfinale të një kompeticioni, aty ku kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur për 80 vite”, – shtoi Loriku, duke pasur parasysh se “Dardanët” do të sfidojnë Maqedoninë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, në muajin mars. Një tjetër mundësi e artë kjo, për të shkuar në “Euro 2020”, të cilën kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci e humbën.

Tags: lorik cana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.