Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jorida Tabaku skanon PPP-të: Të gjitha janë korruptive

22/01/2019
Jorida Tabaku skanon PPP-të: Të gjitha janë korruptive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi të gjatë në rrjetin social “Facebook” i është rikthyer çështjes së Partneritetit Publik Privat.

Sipas saj, qeveria pas kritikave nga ndërkombëtarët dhe presionit të opozitës, ka vendosur të ndryshojë fasadën e “koncesioneve duke propozuar një ligj që do të shërbejë për t’u justifikuar sërishmi përpara ndërkombëtarëve”.

Deputetja Tabaku shton mes tjerash se proceduarat ligjore janë shkelur nga qeveria sipas oreksit të saj, në kundërshtim të hapur me sanksionet e parashtruara. Ajo shton se të gjitha PPP-të  e dhëna janë kurruptive dhe  ato janë shpërndarë pa bërë më parë asnjë studim paraprak.

POSTIMI I TABAKUT:

Genjeshtra me PPP! Pasi shpërndanë PPP për mbi pesë vjet dhe pasi çdo institucion ndërkombëtarë shprehu pakënaqësitë për mënyrë e lehtë se si keqpërdoren paratë publike të vendit, qeveria dhe mazhoranca kanë vendosur që të ndryshojnë fasadën e koncesioneve duke propozuar një ligj që do të shërbejë për t’u justifikuar sërishmi përpara ndërkombëtarëve.

Përse them fasadë? Së pari qeveria është vendosur nën trysninë e denoncimeve te opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare për abuzimet me tenderat dhe PPP-të. FMN, Banka Botërore e deri raportet e DASH, drejtojnë gishtin nga procedurat korruptive që qeveria kryen për PPP-të dhe tenderat. Këto procedura, siç edhe raportet vërejnë dhe nënvizojnë, kryhen si pasojë e mosrespektimit të ligjit nga ana e funksionarëve të shtetit dhe administrata.

Le të marrim shembullin e inceneratorëve të cilët kanë shkelur procedurat dhe afatet ligjore të cilat ishin dhe janë në ligjin e koncesioneve dhe PPP-ve. Përse u dhanë inceneratorët në kundërshtim me ligjin? Përse u kalua ligji special për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës (që ende është në pikëpyetje dhe ne si deputetë nuk kemi asnjë informacion) kur ligji ishte i qartë? Përse shumë e shumë PPP të tjera kanë kaluar me ligje specifike, si fjala vjen ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar?

Siç edhe kuptohet lehtësisht nuk ka qenë ligji problemi i qeverisë, pasi ligjet zbatohen nga funksionarët dhe nëpunësit e shtetit. Jam shumë e bindur që një nëpunës serioz dhe një ministri e pakapur nga oligarkët nuk do të kalonte ofertën për Unazën në projektin e zonës së Astirit. Pra, nuk qenka ligji ai që pengon një qeveri të zbatojë kriteret e duhura për të kryer një garë të barabartë. Por është fryma dhe qëllimi politik që udhëheq zbatimin apo jo të ligjit. Siç edhe është lehtësisht e kuptueshme dhe botërisht e ditur, qeveria nuk ka synim të respektojë ligjin dhe ligjet. Bërthama e saj është e kalbur dhe synon të vazhdojë të njëjtën rrugë pasi ajo ushqehet nga një burim që ka nevojë për PPP-të dhe koncesionet.

Prandaj, këto ndryshime ligjore janë fasadë dhe nuk kanë gjasa të zbatohen nga një qeveri që në fund të ditës nëse do të ishte e përgjegjshme pas zbulimit të skandalit me Unazën e re në zonën e Astirit, do të reflektonte duke parë të gjitha koncesionet një për një. Një tjetër argument lidhet me ligjin e ri, nëse qeveria është kaq e vendosur kundër PPP përse nuk vendos që asnjë kompani me letra offshore nuk mund të fitojë një të tillë?

Ky ndryshim ligjor vjen mbasi kane koncesionuar cdo aks rrugor me programin e 1 mld qe tashme ka shkuar 2,2 mld e mbasi kane vendosur financat publike ne rrezik me rritjen e borxhit me 12 përqind vetëm nga këto kontrata. Të gjjtha ato janë abuzive, të pabazuara në studime, korruptive e me kosto të fryra dhe do të analizohen një për një duke çuar para drejtësise këdo që ka abuzuar me fondet publike.

Platforma antikorrupsion do të çlirojë ekonominë nga kjo barrë e rëndë dhe buxhetin e shtetit nga kostot e qokave nëformë PPP-je. Investimet reale në infrastrukturë, arsim e shëndetësi do të bëjnë të mundur që Shqipëria të vazhdojë të zhvillohet si gjithë rajoni.

Tags: jorida tabakuPPP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.