Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Përshëndesim opinionin e “Venecias”, Kushtetuesja të shprehet sa më shpejt për Vettingun

12/12/2016
PD: Përshëndesim opinionin e “Venecias”, Kushtetuesja të shprehet sa më shpejt për Vettingun
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka përshëndetur  miratimin e shpejtë të Opinionit të Komisionit të Venecias për 4 pyetjet që i ka drejtuar Gjykata Kushtetutese për vettingun. Opinioni i Komisionit të Venecias sipas PD përbën kontribut për shqyrtimin e shpejtë dhe objektiv të cështjes nga Gjykata Kushtetuese.
 
“Komisioni i Venecias, në paragrafin 64, ka shprehur qartë opinionin se grupi i punës i përbërë nga organet që janë nën varësinë apo ndikimin e Kryeministrit (sic janë DSIK, SHKB në Ministrinë e Brendshme, DPPPP, etj), duhet të jetë domosdoshmërisht nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të Komisionit të Pavarur të Vettingut. Konkretisht, paragrafi 64 thekson se: “Për Komisionin e Venecias, konkluzioni themelor është që grupi i punës, i cili ka rolin kryesor në kontrollin e figurës dhe që përbëhet nga personel sigurie, të funksionojë nën mbikqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që të gjitha materialet në dispozicion të grupit të punës duhet të jenë në dispozicion të tyre”. Ky konkluzion themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht qendrimin e Partisë Demokratike, se; procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se cdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve dhe Kolegji i Apelimit). E thenë qartë, paragrafi 64 i Opinionit të Komisionit të Venecias, sanksionon se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga Kryeministri, por nga organet kushtetuese të rivlerësimit.
Komisioni i Venecias në paragrafët 46 dhe 58 çmon se është Gjykata Kushtetuese që duhet të vlerësojë nëse organet kushtetuese të rivlerësimit, kanë kontrollin e plotë mbi organet qeveritare, si kusht që ligji të jetë në përputhje me nenet 6 dhe 8 të KEDNJ-së ” thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
 
“Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të përfundojë në një kohë të shkurtër shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit të vettingut, sipas të gjithë cështjeve të ngritura në kërkesën e Partisë Demokratike. Komisioni i Venecias shprehet qartë në paragrafin 15, se nuk merr përsipër të analizojë përputhshmërinë ligjit me Kushtetuten dhe legjislacionin e brendshëm. Kjo detyrë i takon vetëm Gjykatës Kushtetutese, e cila duhet të garantojë që ligji i vettingut të jetë në përputhje me Kushtetutën” deklaron PD.
 
Vettingu, sipas Kushtetutes është garancia e vetme për lagimin nga sistemi të gjykatësve dhe prokuroreve të korruptuar‎. Vettingu, sipas ligjit antikushtetues të Edi Ramës mbron të korruptuarit dhe kriminelët në pushtet thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.