LSI, në përgjithësi, për më tepër deputeti i saj Petrit Vasili, e ngriti në kauzë, çështjen e heqjes së akcizës së gazit të lëngshëm, nën pretekstin e “mos rëndimit të konsumatorit”. Qëndrimi “heroik” i Petrit Vasilit, gati-gati tejkalonte edhe qëndrimin e opozitës… Por deri sot…, në prag të vendimmarrjes. Sepse kur u desh të merrej vendimi, Petrit Vasili, por edhe LSI, ngritën kartonin për “taksën e re” të akcizës së gazit të lëngshëm, jo 13 lekë për litër, por 8 lekë.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ka mbajtur qëndrimin e tij në lidhje me ligjin duke argumentuar me faktin se shumica e këtyre makinave janë të modifikuar në mënyrë klandestine dhe paraqesin një rrezikshmëri të shtuar për popullatën.
“Janë të rrezikshme, të ishte për mua këto makina duhet të ndalohen nga qarkullimi”, ka thënë Braçe.
Anastas Angjeli ka theksuar se kjo nuk ka një karakter fiskal, nuk behet për të marrë të ardhura. Kjo takse ka për qëllim për të rritur administrimin, popullsia e merr me taksë zero dhe do ta blejë gazin në vendin e caktuar dhe në fund ka propozuar që ulja të jetë 8 lekë duke e rrumbullakosur zbritjen me 40%, si dhe të tregojë se qëllimi i vetëm i qeverisë është rregullimi i administrimit.
Ndërsa deputeti i PD-së, Florion Mima, tha se rritja e çmimit nuk e zgjidh problemin e administrimit. Qëllimi është që të mbushet buxheti, do të shtonte zoti Mima, duke shprehur dhe një zhgënjim nga deputetët e LSI-së se nuk e mbajtën deri në fund qëndrimin për të hequr taksën.
Përballë këtyre akuzave, Ahmetaj argumentoi me faktin se të gjithë vendet europiane, por edhe të rajonit, ushtrojnë një akcizë mbi gazin. Madje dhe në shumë vende akciza është e vendosur dhe mbi gazin që përdoret për ngrohje apo gatim. Është shumë e qartë ajo që po sjellim, taksë zero për qytetarin dhe vendoset një akcizë, më e ulëta në rajon, për gazin që përdorin automjetet.
Çmimet për qytetarët nuk do të rriten, n.q.s. akciza për 13 lekë apo 8 lekë bën disiplinimin për qytetarët, Ministria e Financave është dakord.
Në fund Komisioni me shumicë votash vendosi se akciza e gazit për automjetet do të jetë 8 lekë, nga 13 lekë që ka qenë propozimi i mëparshëm i qeverisë.
Për më shumë mund të lexoni edhe tradhtinë e LSI dhe të Petrit Vasilit…
Pas takimit Meta-Rama, LSI rreshtohet kundër qeverisë
/web/Pas_takimit_Meta_Rama_LSI_rreshtohet_kunder_qeverise_29776_1.php





