“Protesta masive dhe Qeveri kalimtare”/ Paloka tregon vendimet e PD-së

“Protesta masive dhe Qeveri kalimtare”/ Paloka tregon vendimet e PD-së

81
0
Shares

Demokrati Edi Paloka ka bërë me dije dy vendimet e rëndësishme që ka marrë pak më parë Këshilli Kombëtar i PD-së.

Në një deklaratë jashtë selisë blu, Paloka njoftoi se synimi i parë është rrëzimi i Ramës e për këtë do të nisin protestat masive.

“Sot këshillit iu kërkua të vendosë lidhur me qëndrimin politik të PD dhe këshilli ngarkoi strukturat drejtuese për organizimin e protestave në mbarë vendin me një qëllim të vetëm rrëzimin e qeverisë dhe Ramës. Këshilli mori vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të Ramës, një qeveri kalimtarë të organizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo do të jetë rruga që do të ndjekë PD dhe do të mbështet nga gjithë opozita e bashkuar”- tha Paloka.

Dy vendimet

Këshilli Kombëtar i PD-se ka dale sot me dy vendime te rendesishme. Burime nga PD bejne me dije se gjate mbledhjes pa pranine e mediave u vendos per zhvillimin e protestave dhe se dyti per nje qeveri kalimtare qe do te pergatise zgjedhjet e lira dhe te ndershme.

Këshilli Kombëtar vendosi:
· Të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave me qëllim largimin e qeverisë së Edi Ramës.
· Të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare me qëllim përgatitjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme.

Këshilli i PD/ Basha numëron sfidat e mëdha: Gjithçka do të ketë sukses vetëm me…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka numëruar sot nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, duke theksuar se misioni i madh dhe detyra historike e PD është një ndryshim transformues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY