Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shtatë banorë të izoluar nga dëbora ngjisin malin në këmbë për të shkuar tek familjarët

18/01/2019
FOTO GALERI/ Dajt, 4 ditë të bllokuar nga bora, 6 orë operacion për të shpëtuar 4 punonjësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtatë banorë të Dukagjinit kanë vendosur që të sfidojnë borën, ngricat e ndoshta edhe shumë më shumë se kaq.

Ata janë nisur në këmbë drejt Dukagjinit në një udhëtim të rrezikshëm. Këtë e kanë ndërmarrë për t’u shkuar në ndihmë familjeve të tyre që janë prej ditësh të izoluara.

Banorët do të duhet të ecin të paktën 20 orë në këmbë, duke hequr momentet kur mund të jenë ndaluar për të pushuar si e vetmja mundësi për të shkuar te familjet e tyre. Rruga në Malin e Shoshit është e bllokuar në Dukagjin për shkak të trashësisë së borës. Edhe ana tjetër e rrugës në Qafë Thore, që lidh Shkodrën me Dukagjinin është e bllokuar. Kështu, duke mos pasur rrugë tjetër për t’i dërguar ilaçe dhe ushqim familjeve, kanë vendosur që të udhëtojnë në këmbë, duke mos marrë parasysh rrezikun serioz si shkak i pranisë së borës dhe ngricave.

Një prej tyre, Bardhok Nika rrëfen arsyet e këtij udhëtimi që kanë marrë përsipër ndërsa ka një apel të fortë për të gjitha strukturat shtetërore, të cilat nuk janë pranë banorëve në këto ditë të vështira për ta. “Ne jemi një grup prej 7 personash që jemi nisur drejt njësisë Shalë në këmbë. Fillimisht kemi ecur rreth 14 orë deri në Malin e Shoshit. Një natë kemi fjetur aty sepse nuk arritëm që të shkojmë në kohën që e menduam dhe jemi nisur gjatë të enjtes (dje) sërish për të ecur edhe për disa orë të tjera. Kemi tri ditë që jemi duke ecur në mes të borës. Natyrshëm që ky rrugëtim për ne është i rrezikshëm, por nuk kemi rrugë tjetër.

Është edhe më e vështirë se mendohet sepse kemi edhe disa gjëra me vete që po i mbajmë në shpinë. Kemi familjet në Dukagjin dhe ata janë të izoluar, që kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe. Ndodhen në kushte të vështira sepse nuk kanë asnjë lloj ndihme”, shprehet Nika. Ashtu si familjet e këtyre 7 personave që kanë ndërmarrë këtë udhëtim të rrezikshëm, duke ecur në këmbë, ndodhen edhe të gjithë banorët e tjerë të izoluar nga bora si shkak i bllokimit të rrugës në dy anët e saj. Vetëm pak ditë më parë, Forcat Ajrore ndërhynë me helikopter për të shpëtuar 8 mësues që ishin bllokuar prej disa ditësh në Dukagjin. Bashkë me mësuesit, helikopteri transportoi dhe disa persona të tjerë që kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Foshnja e djegur, transportohet me helikopter për në Tiranë

Një foshnje është transportuar me helikopter nga fshati Theth i njësisë Shalë në Dukagjin, pasi ka pasur temperaturë të lartë. Pesë ditë më parë është djegur në fytyrë në një sobë me dru dhe tashmë si shkak i plagëve ka pasur temperaturë të lartë dhe në këtë mënyrë është dashur transportimi me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar.

Mësohet se foshnja 18- muajshe, gjendet e shtruar në Repartin e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu dy ditë më parë një 79-vjeçar nga Lepusha e Malësisë së Madhe, Dodë Peposhi, u transportua me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për shkak të dhimbjeve të forta të barkut. Situata në zonat malore të Qarkut Shkodër si shkak i borës dhe ngricave bashkë me temperaturat e ulëta vijon të jetë e vështirë për banorët./panorama

Tags: Boremot i keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.