Një gjyshe 72-vjeçare u martua me një djalë 19-vjeçar, pasi e njohu atë në funeralin e djalit të saj.
Marrëdhënia e tyre ka përparuar aq sa ajo këmbëngul duke thënë se ai është një ‘i dashur i mrekullueshëm’.
Almeda Errell, nga Maryville, Tennessee, ra në dashuri me 19-vjeçarin Gary Hardwick prej dy vjetësh pavarësisht nga diferenca e tyre 53-vjeçare. Pas vetëm dy javë takimesh, Gary i kishte propozuar për martesë Almedës.
“Unë kam qenë e martuar për 43 vjet dhe nuk kam pasur nga këto gjëra si të puthura, përqafime, gjëra intime… nuk kam pasur romancë,” tha Almeda në një video në kanalin e saj YouTube, duke iu referuar marrëdhënies së saj të kaluar.
‘[Lidhja ime e tanishme] është një mrekulli’ përfundoi ajo.
Çifti priti natën e martesës për të kryer marrëdhënie seksuale dhe të dy përshkruan njëri-tjetrin si “të dashur fantastik”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/