Jetë mes dhimbjesh, aktori i njohur humb një tjetër person të dashur...

Jetë mes dhimbjesh, aktori i njohur humb një tjetër person të dashur pas vdekjes së gruas

198
0
Shares

Një jetë plotë trishtim dhe humbjesh të mëdha mund të thuhet për yllin e Hollywood, Liam Neeson.

Aktori 66 vjeçar ka humbur një tjetër person të dashur nga familja e tij. Nipi i tij ndërroi jetë pas 5 vitesh në gjendje të rëndë nga dëmtimet serioze që kishte marrë në tru.

Ronan Sexton, 35 vjeç, vdiq në shtëpi i rrethuar nga familja në Cushendall, Irlandë Veriore. Vdekja e tij vjen gati dhjetë vjet pasi gruaja e Liam,  Natasha Richardson, ndërroi jetë.

Aktorja britanike vdiq në moshën 45 vjeç nga dëmtimet serioze në kokë të shkaktuara në një aksident me ski në mars të vitit 2009.

Ronan është i gjashti nga të gjithë fëmijët më të vegjël të motrës së aktorit Neeson. Nipi i aktorit u rrëzua nga një lartësi 20 m teksa kishte hipur mbi një gabinë telefoni në gjendje të dehur.

Vetë aktori Liam, 66 vjec, mësohet të jetë i shkatërruar  nga ngjarjet e fundit.

Ai është i afërt me anëtarët e familjes në Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe rregullisht fluturon për të vizituar nënën e tij dhe tre motrat.

Pas vdekjes të nipit, familja ka kërkuar privtësi ndërsa ata mbajnë zi për humbjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY