Vasili “shpërthen” ndaj ministres së Drejtësisë: “Flisni të gjithë si idiotë…”

Vasili “shpërthen” ndaj ministres së Drejtësisë: “Flisni të gjithë si idiotë…”

96
0
Shares

Kreu i grupit i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë e cila hodhi poshtë lajmin e publikuar nga Zëri i Amerikës mbi rekrutimin e punonjësve në administratën e burgjeve.

Vasili përmes një postimi në Facebook shprehet se ‘këta flasin të gjithë si idiotë’

Reagimi i Petrit Vasilit:

Ore po a ka turp kjo Ministrja e Drejtësisë kur hedh poshtë akuzat për punësimet e partisë.

Apo kanë ikur të gjithë nga mëndët me keq se Edi Rama, që e ka gënjeshtrën mënyrë jetese.

Këta flasin të gjithë si idiotë.

Lexojeni vetë dhe gjykojeni vetë paturpësinë e këtyre, që është turp ti quash ministra.

Në përgjimet jo të opozitës, por të prokurorisë ja ç’thotë Arben Çuko ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve:

‘Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta.

Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë.’

Ja ç’thotë kjo ministrja e drejtësisë e Edi Ramës në garë për tu bërë më gënjeshtare se ai:

‘Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik. Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY