Veliu tregon kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

Veliu tregon kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

228
0
Shares

Vetëdorëzimin e Klement Balilit e ka konfirmuar dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ardi Veliu ka zbuluar se Klement Balili kishte tre kushte kryesore për tu vetëdorëzuar: Të deklarohej vetëdorëzimi, të mos keqtrajtohej nga policia si dhe mosekstradimin në Greqi.

Mes të tjerash Veliu tha se pas konktakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

Këto kushte të bëra publike vënë në dyshim, deklaratën e Lleshajt dhe Ramës se Klement Balili u arrestua në saj të një operacioni të madh së bashku me shërbimin sekret.

Mësohet se Balili ka kërkuar proces të rregullt ligjor si dhe kushte të përshtatshme në qeli.

Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili.  Aktualisht Klement Balili është në komisariatin nr. 6 në Tiranë ku po merret në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY