Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës, si pasojë e të shtënave më armë zjarri.
Nga informacionet paraprake mësohet se u qëlluan me armë zjarri ndaj mjetit tip “Audi” A3 me targë AA 633 VC, ndërsa dyshohet se është plagosur drejtuesi i makinës.
Burimet bëjnë me dije se disa kilometra larg vendit ku ndodhi atentati është gjetur një automjet i përfshirë nga flakët.
Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga atentatorët.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur detaje rreth këtij atentati.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/