Aksidentoi për vdekje mësuesen, lihet i lirë drejtuesi i mjetit

Aksidentoi për vdekje mësuesen, lihet i lirë drejtuesi i mjetit

159
0
Shares

Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë të lirë drejtuesin e makinës, i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48 vjeçe.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi për Çlirimin Hoxhën masën arrest me burg, por Apeli e la të lirë, me kusht garancinë pasurore prj 3 mln lekë të vjetra.

Mësuesja humbi jetën në aksident, rrugës duke shkuar për në punë. Ajo u detyrua të shkonte të punonte në zonën e largët të Arrëzës, një rrugë që bëhet përmes transportit me mjete personale.

Pesë arsimtarë dhe një infermiere u aksidentuan në 19 Dhjetor 2018, si pasojë e rrugës së vështirë dhe ngricave në segmentin rrugor Miras-Arrëz. Ngjarja e rëndë ndodhi në Devoll, në aksin Miras-Arrez. Sipas informacioneve, mësuesja dhe 5 persona të tjerë ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY