Gjendet i vdekur një i pastrehë në portin e Durrësit

Gjendet i vdekur një i pastrehë në portin e Durrësit

129
0
Shares

Një tjetër viktimë është shënuar si pasojë e të ftohtit.

Viktima është gjetur pranë portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit bregdetar, në një bodrum.

Burimet nga dëshmitarët e ngjarjes, bëjnë me dije se personi është i pastrehë.

Sipas policisë viktima është identifikuar Viktor Dhima, ndërsa thuhet se shkak i ngjarjes është bërë i ftohti dhe konsumi i alkoolit nga ana e viktimës.

Ndërkohë, po ditën e sotme, në qarkun e Korçës, u gjet i ngrirë një burrë 53-vjeç, i cili kishte dalë për të marrë ushqime, por nuk e përballoi dot të ftohtin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY