Mjekësia i bashkohet ngujimit, thirrje Ramës: Anuloje ligjin!

Mjekësia i bashkohet ngujimit, thirrje Ramës: Anuloje ligjin!

151
0
Shares

Mbrëmjen e sotme, një grup studentësh të Mjekësisë janë solidarizuar me studentët e tjerë, duke iu bashkuar ngujimit tek Fakulteti i Ekonomikut.

Janë rreth 50 studentë të Mjekësisë, të cilët për Ora News thanë se natën do ta kalojnë tek Ekonomiku ndërsa të hënën do të vijojnë bojkotin te Fakullteti i tyre, ku pritet të jenë edhe më të shumtë në numër.

“Dënojmë dhunën që është ushtruar nga policia ndaj shokëve tanë të Fakulteteve të tjera dhe solidarizohemi me ta. U themi që Mjekësia është e gatshme ti mbështesë me çfarëdo ndihme. Në kuadër të këtij solidarizimi kemi vendosur dhe ne të ngujohemi si Fakultetet e tjera. Jemi një grup me disa studentë, nesër presim të 2-3 fishohemi. Protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e  8 kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Sonte ne do të flemë këtu, grupi prej 40-50 stu “.dentësh, ndërsa nesër do të vijojmë bojkotin te Fakulteti i Mjekësisë”.

“Anuloni ligjin” ishte thirrja në kor e studentëve drejtuar kryeministrit Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY