Me 2 vjet dhe 8 muaj urg është dënuar një 22 vjeçar shqiptar në Angli.
Mësohet se shqiptari Armelind Rexha është kapur nga policia britanike duke u kujdesur për një fermë të mbjellë me kanabis, prej së cilës do të fitohej rreth 672,000 euro.
Ndonëse i arrestuar në flagrancë nga policia britanike 22 vjeçar shqiptar është shprehur se kishte shkuar në Britani për të ndjekur studimet Master, por ishte “detyruar” që të kujdesej për një shtëpi me 800 rrënjë kanabis në Redcar.
Gjithashtu Rexha ka pranuar përpara gjykatës se është përfshirë në këtë akt kriminal prej 1 tetorit deri më 8 dhjetor të vitit të kaluar, i detyruar nga persona të tjerë.
U detyrova që të punoja në atë shtëpi. Familja ime tani është e kërcënuar me jetë. Ndonëse avokati mbrojtës I Rexhës ka renditur një sërë arsyesh në mbrojtje të tij sërish gjykata ka vijuar me dhënien e dënimit me burg.
“Ai ishte thjesh një “kopshtar”. Ai ka punuar aty për dy muaj dhe ishte i vetëdijshëm se një ditë do të arrestrohej. Rexha është një njeri i arsimuar dhe ka një diplomë. Qëllimi i tij nuk ishte që të vinte dhe të përfshihej në kriminalitet. Por erdhi në Britani ilegalisht për të fituar para dhe më pas kishte dëshirë që të vazhdonte studimet e nivelit Master. Ai e ka pranuar fajin dhe ka bërë gjënë e duhur. Kur ishte nisur për të ardhur këtu mendonte se do punonte në ndërtim. Ai është shumë i dëshpëruar dhe ka tentuar të vetëvritet. Klienti im është shumë i shqetësuar për familjen e tij në Shqipëri,-ka përfunduar avokati mbrojtës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/