Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrugët e bllokuara, Qendro “i hedh fajin” bashkive: “Akset jokryesore nuk i takojnë ARRSH-së”

12/01/2019
‘Unaza e Re’, ARRSH jep sqarime për dëmshpërblimin e banorëve dhe menaxhimin e trafikut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro thotë se të gjitha akset kryesore që menaxhohen nga ky institucion janë të hapura. Në një lidhje telefonike për Ora News, Qendro sqaron se ka pasur disa akse të bllokuara, por këto janë përgjegjësi e bashkive.

Qendro: Situata momentalisht në të gjitha akset kombëtare është e kalueshme. Gjatë këtyre ditëve që ka pasur reshje dëborë nuk kemi pasur asnjë aks të bllokuar. Kemi pasur vetëm disa segmente kalim të detyrueshëm me zinxhir.

ARRSH është përgjegjëse për përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e akseve kryesore, ndërsa akset e tjera i kanë kaluar bashkive, dmth pushtetit lokal sipas zonave. ARRSH nuk mund të kryej shërbimin në këto akse. 

Ka pasur rrugë të bllokuara në disa bashki dhe komuna, sidomos në veri, por këto nuk janë zonat tona. Gjithë akset kombëtare që menaxhohen nga ARRSH janë të qarkullueshme. Vetëm disa rrugë janë të kalueshme me zinxhirë.

Qendro ngriti shqetësimin se në Shqipëri nuk ekziston kultura e vendosjes së zinxhirëve apo të gomave dimërore.

Qendro: Unë dua të ngre shqetësimin që realisht në Shqipëri përdorimi i zinxhirëve nënkuptohet si term i huaj. Në asnjë moment, drejtuesit e mjeteve nuk e kuptojnë dhe nuk e zbatojnë që kur thuhet që në këtë aks kalohet me zinxhirë duhet të kalohet me zinxhirë. Në gjithë vendet e botës kalohet me zinxhir, drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin zinxhirë.

Ndërsa në lidhje me situatën në Rrugën e Kombit, kreu i ARRSH tha se ky segment menaxhohet nga një njësi pranë ministrisë së Transporteve.

Qendro: Rruga e Kombit menaxhohet nga një njësi pranë ministrisë së Transporteve, jo nga ARRSH. Kështu që unë nuk jam autoriteti përkatës që të flas për këtë rrugë. Ka pasur në dijeninë time, probleme në momente të caktuara, por menaxhohet nga njësia përkatëse në ministrinë e Transporteve

Tags: afrim qendroARRSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

GJKKO kthen kërkesën e SPAK për lirimin nga akuza të kreut të KPP, Myzyri

25/05/2026
Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.