Përplasja Rama-Meta, ish-ministri bën sqarime: Tre tezat që kërkojnë vëmendje

Përplasja Rama-Meta, ish-ministri bën sqarime: Tre tezat që kërkojnë vëmendje

91
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një sqarim të merituar, sipas tij, lidhur me përplasjen Meta-Rama për çështjen e Gent Cakajt.

Ish-ministri ndalet në deklaratat e Kryeministrit i cili akuzon presidentin se ka bërë shkeljen e kushtetutës disa herë me mosdekretimet e vendimeve të propozuara nga ai.

Manjani përpiqet t’i japë përgjigje tre pyetjeve të rëndësishme për këtë çështje duke evidentuar faktin se përplasja e tyre nuk është e vetmja në historinë e shtetit.

POSTIMI I MANJANIT

Disa çështje që meritojnë sqarim.
————-
Në përplasjen Kryeministër-President, jo e vetmja në historinë e shtetit, Kryeministri përpiqet të ngulë disa teza që meritojnë sqarime.

1. A ka shkelur Presidenti Kushtetutën?

Pa asnjë dyshim Kryeministri nuk është institucioni që gjykon e as ngre dot akuzë për shkelje të Kushtetutës.

Por pavarësisht këtij kostatimi formal, në esencë Presidenti është në rolin e tij Kushtetues: të EMRRIMIT të ministrave. Pra e theksoj EMERIMIT.

Sipas Kushtetutës EMERIMIN e bën Presidenti me Dekret. Po sipas Kushtetutës Dekreti lëshohet në bazë të propozimit të Kryeministrit.

Kështu ka ndodhur, 8 nga 9 propozime të Kryeministrit u dekretuan. Njëri jo. Dhe për këtë “njërin” na qënka shkelur Kushtetuta pse Presidenti nuk pranoi një propozim?!

Kërcet shumë kjo logjikë.

Nga ana tjetër shkelje të Kushtetutës nuk përbën një zbatim disi ndryshe i Presidentit të kompetencës së tij.

Në kët vend shkelen hapur liri e të drejta themelore nga qeveria. Po nga qeveria ka tentantiva serioze për të shkëmbyer territor të shtetit me Greqinë. Le pastaj procesi ligjvënës që është gjithnjë jashtë procesit kushtetues.

Këto janë shkelje, jo rrezimi i merituar dhe publikisht i pranuar i Gent Cakës.

2. A po e krijon ndarje Shqipëri-Kosovë Presidenti?

Teza është qesharake në substancën e vet, pa dyshim!

Të thuash që Presidenti nuk pranoi Gent Cakën (bashkë me letrën idiote të Batonit) po na ndan me Kosovën është të flasësh si e ëma e Zeqos në maj të thanës!

Nëse rrëzimi i Cakës na ndau me Kosovën, mos vallë dekretimi i Besa Shahinit na afron?!

Apo nuk është kosovare ajo?!

Idiotësi tezë! Propagandë e lodhur…

3. A po sillet Presidenti si kryetar opozite?

Mos dekretimi i propozimit të Kryeministrit nuk i intereson aspak opozitës. Kjo e fundit ka betejë me Ramën dhe modelin e tij, jo me Gent Cakën.

Ndaj çdo shpërqendrim vemendje nuk është në favorin e opozitës.

Sherri President- Kryeministër ashtu si dhe takimet jo transpartente të tyre janë pjesë e shpërqendrimit të vemendjes.

Ndaj nuk i shërben e as i duhet fare opozitës kjo gjë!

Presidenti e Kryeministri alias IM dhe ER zihen e pajtohen relativisht shpesh. Kjo nuk është çështje politike e aq më pak e opozitës.

Këto janë tre teza që meritojnë një vemendje dhe ndoshta edhe disa sqarime të fohta.

Debati mbi etikën e komunikimit publik lë për të dëshiruar reciprokisht!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY