Bllokohen brenda shkollës 8 mësues në Dukagjin, apeli: Godina po shembet

Bllokohen brenda shkollës 8 mësues në Dukagjin, apeli: Godina po shembet

141
0
Shares

Reshjet e dendura të dëborës kanë ngujuar brenda ambienteve të shkollës së fshatit Shalë 8 mësuesë në Dukagjin. Njëri nga mësuesit, Kol Vladaj tha në një lidhje telefonike për Report Tv se shkolla rrezikon të shembet dhe situata mund të përkeqësohet.

“Jemi të ngujuar prej 3 ditësh. Sot kishte intensitet më të lartë reshjesh. Pamundësia bëri që mësimi të ndërpritej. Shkolla rrezikon të shembet. Jemi të bllokuar, dëbora ka shkuar 1 metër. Na duhen ushqime. I bëj thirrje prefektit dhe ministrit të marrin masat sepse nga momenti në moment jemi në rrezik. I bëj thirrje shtetit që të na ndihmojnë dhe të marrin masa emergjente sepse situata mund të agravojë”, u shpreh mësuesi Kol Vladaj.

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në shumë qytete të Shqipërisë. Shumë zona janë të bllokuara dhe dëbora në qarkun e Dibrës ka shkuar në 1.2 metër. Fshatra të bllokuar nga dëbora në Elbasan dhe Krujë, ndërsa në Shkodër një person humbi jetën pasi iu shemb streha e një karburanti.

Mësimi është ndërprerë në 280 shkolla në të gjithë vendin, në Tropojë, Gjirokastër, Has, Korcë, Dibër, Shkodër e Mirditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY