Kjo është deklarata e Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër...

Kjo është deklarata e Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër i Jashtëm

432
0
Shares

Një nga dy arsye që Presidenti Ilir Meta refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt për postin e ministrit për Evropë dhe Punët e Jashtme, ishte qëndrimi i tij për ndryshimin e kufijve në rajon.

Kohë më parë, Cakaj deklaronte në studion e Baton Haxhiut në Kosovë, i konsideruar si mentori i tij për të ardhur në krye të diplomacisë shqiptare, se ishte dakord me ndryshimin e kufijve.

Gant Cakaj: Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria e ka të hapur çështjen e detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikant e Bashkimit Evropian, ndonëse natyra e konteksteve është e ndryshme. Janë tri kontekste komplementare në rajon. E para, kontekstet e trashëguara prej vitit 1940, kur Greqia miratoi ligjin e luftës me Shqipërinë. Janë kontekste si midis Kroacisë dhe Sllovenisë. Janë kontekste të tjera që lidhen me funksionalitetin apo shtetndërtimin siç është rasti i funksionalitetit në Bosnje apo shtetndërtimit në Kosovë. Duke pasur parasysh fokusin e BE, korrigjimi i kufirit është konceptuar sikur një terminologji, e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e definimit rigoroz të linjave kufitare. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY