Policia greke ka goditur një organizatë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, që drejtohej nga një shtetas shqiptar, njëkohësisht edhe financues i organizatës. Shqiptari, ideniteti i të cilit ende nuk dihet rezulton i arrestuar në Gjermani.
Autoritetet sekuestruan 36 kg kokainë që vinte në Greqi nga Brazili me rrugë ajrore.
Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood).
Ndërkohë që në pranga janë vënë 6 shtetas greke, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ky i fundit kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet ne Ameriken Latine.
Gjashtë muaj më parë e njëjta organizatë ka trafikuar kokainë të fshehur në rroba.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/