Gjyqtari i kërkoi seks nënës së divorcuar, psikologia reagon ashpër : E...

Gjyqtari i kërkoi seks nënës së divorcuar, psikologia reagon ashpër : E neveritshme, të ndiqen penalisht

393
0
Shares

Një reagim të fortë ka patur psikologia e njohur Denada Toçi pas video-skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni investigativ “Stop”.

Gjyqtari Roland Hysi i kërkon ryshfet dhe më pas seks gruas së divorcuar, e cila kërkon të marrë kujdestarinë.

Psikologia me anë të një postimi në rrjetet sociale e konsideron rastin tronditës dhe kërkon të merren masa urgjente ndaj gjyqtarit dhe psikologes po ashtu të përfshirë në këtë ngjarje.

Kjo ngjarje është tronditëse dhe e neveritshme… të merren masa nga organet kompetente si në raport me gjyqtarin ashtu edhe me psikologen. I ftoj kolegët e mi, pjesë e këshillit të UP dhe presidenten që të reagojnë zyrtarisht duke thirrur një mbledhje urgjente mbi këtë skandal që cenon seriozisht figurën e psikologut. Të mblidhet komisioni etikës për të marrë një vendim ku Psikologes, t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu nga palët e prekura, të çohet për ndjekje penale”, shkruan psikologia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY