Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nard Ndoka: Rama është aventurier i pandreqshëm, nuk krahasohet me Berishën

14/12/2016
Nard Ndoka: Rama është aventurier i pandreqshëm, nuk krahasohet me Berishën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokristiane, një nga politikanët më të vjetër shqiptarë dhe ndoshta shumë të dashur për figurën e tij, Nard Ndoka ka qenë sot i pranishëm në emisionin e mëngjesit në News24, “Vila24” ku ka folur për karrierën e tij, bashkëpunimin me ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Përballë gazetaren Androniki Kolka dhe disa studentëve të ekselencës, duke krahasuar Berishën me Ramën, Ndoka tha se janë dy prerje të ndryshme, ndërsa kryeministrin aktual e cilësoi ‘një aventurier të pandreqshëm’ dhe sipas tij një ‘model i dështuar’.

Je penduar që je futur në politikë?
Ka raste që përballesh me vështirësi. Politika ka të papriturat e veta. Është e mbushur me intriga, me klane. Por kjo më ka bërë më të fortë, nuk kam pasur pendesë.
Çfarë ju bën ju të suksesshëm?
Politikani ka një njësi matjeje që është vota. Janë zgjedhjet, janë se si ti përballesh dhe mbështetesh nga votuesit tuaj. Është e vetmja njësi që e mat një politikan, aq më tepër me atë rrugë të vështirë që kam pasur në politikë. Ka politikanë që futen rastësisht dhe dalin, apo për interesa klanesh. Unë jam zgjedhur edhe si kandidat i pavarur dhe kam fituar 72% përballë 11 kandidatëve dhe kjo të jep forcë dhe energji.
Ju jeni aktualisht në opozitë apo maxhorancë?
Në shumicën e karrierës sime politike kam qenë në opozitë. Vitet e fundit unë kam qenë në opozitë.
Në 2013 ju ishit me koalicionin e majtë ASHE?
Në 2013 ishte një periudhë kohe kur marrëdhëniet me PD u agresuan dhe unë kalova në opozitë. Pozicionet politike, kodi zgjedhor t’i detyron koalicionet.
Kush është më i mirë si kryeministër Basha apo Rama?
Unë kam provuar Berishën dhe Ramën.
Si i vlerësoni?
Unë vlerësoj shumë zotin Berisha, si qytetar dhe si politikan. E njoh shumë më tepër zotin Rama. Kam shumë më tepër miqësi me zotin Rama, ndërsa bashkëpunimin politik e kam pasur më shumë me zotin Berisha. Janë dy prerje që s’mund të krahasohen Zoti Rama një model krejt tjetër, ndoshta i papërshtatshëm me mjedisin shqiptar. Një futurist, aventurier i pandreqshëm. Është një model e stil krejt tjetër. E mendoj një model i dështuar.
Por i votuar?
Padyshim i votuar. Por 1 milion vota është një shumicë.
Cilën parti shihni fituese në zgjedhjet e ardhshme?
Është herët për një përcaktim të tillë. Shoh një maxhorancë që nuk i realizoi premtimet e veta. Jam politikan që mendoj se vendi ka gjithmonë nevojë për rotacion. Kemi një klasë politike të papjekur.
Si e vlerësoni ecurinë e PD nën drejtimin e Bashës?
Është një model tjetër në politikë. Një prerje perëndimore. Një risi që futet në politikën shqiptare. S’ka lidhje me Berishën. PD e mësuar me figurën autoritare të zotit Berisha dhe ndryshimi i stilit, hapja e bën disi problematike partinë edhe në sytë e qytetarëve. Por mendoj se kjo gjë ka ndryshuar.
   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.