Në mënyrë të përsëritur, ambasadori amerikan Donal Lu, ka denoncuar lidhjet e krimit dhe mbështetjen e tij nga shteti.
Ambasadori Donald Lu nuk nguron dhe bën një deklaratë bombë për mos arrestimin e Klement Balilit të akuzuar si një prej krerëve të trafikut të drogës në Ballkan.
“Trafikantët e drogës kanë mbështetje në shtet. Rasti më i fundit është Kelement Balili. Për 7 muaj kam nxitur autoritete ta arrestojnë. Policia ka dështuare. SHBA ka kërkuar arrestimin peshqve të mëdhenj”, është shprehur midis të tjerave Lu sot, në fjalën e tij në analizën e punës vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit.
Deklarata e plotë e Ambasadorit Donald Lu
Shqipëria do të ishte një vend më i mirë nëse qeveritë do ti vinin veshin zyrës së Avokatit të Popullit.
Në vend të kësaj politikanë nga e majta dhe e djathta i kanë kushtuar vëmendje interesave të fuqishme të biznesmenëve të korruptuar, kriminelëve të mëdhenj, madje edhe trafikantëve të drogës.
Si mund ta shpjegojmë ndryshe faktin se trafikanti i paprekshëm i drogës Klement Balili është ende i lirë. Sipas medias ai ka shmangur 200 policë që kanë qenë në ndjekje të tij.
Sipas të vëllait ai endet i lirë nëpër rrugët e Tiranës sepse deri të premten e kaluar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij.
Vonesa në arrestimin e Klement Balilit, ish-zyrtar në Sarandë, përfaqëson një dështim të madh të policisë dhe sistemit të drejtësisë.
Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin në Greqi, që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke.
Kanë kaluar 7 muaj që kur Ministria e Drejtësisë dergoi personel në Greqi për tërheqjen e dokumenteve. Tani ata kanë 10 mijë faqe dokumentacion.
Agjencitë ligj-zbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojë Klement Balilin.
Për 7 muaj kam nxitur policinë, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm që ta arrestojnë.
Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Klement Balilit si mund të shkojë pas “peshqve të tjerë të mëdhenj”?!
Kush do të donte të punonte me Shqipërinë?! Kush do të besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër trafikut të drogës?
Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi i ardhshëm kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi dhe procedimi penal i “peshqve të mëdhenj” nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin.





