Bebe Rexha, artistja shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njihet për postimet e saj plot humor, batuta dhe vërtetësi.
Rexha shpeshherë publikon dhe mesazhet, bisedat, pjesë nga jeta e saj duke kujtuar këtu se është ndër personazhet që nuk ka komplekse duke e dashur veten aq shumë sa pranon ta quajë dhe të shëndoshë.
Së fundmi, ajo ka kërkuar të gjejë një burrë beqar, pasi është lodhur me ofertat dhe kërkesat e burrave të martuar. Bebe kërkon ta gjejë sa më parë dhe disa media i bënë jehonë kërkesës së saj.
Ky lajm nuk i ka shpëtuar këngëtarit Flori Mumajesi i cili i ka kthyer përgjigje direkte në Instagram.
Nuk dihet nëse Flori e ka bërë për të krijuar një situatë humoristike, por nuk e mohojmë që do të dukeshin një çift shumë i bukur bashke.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/