Një skiatore britanike e cila përjetoi vdekje klinike për 20 minuta e mbuluar nga një ortek bore, tregon se pa atë që ne e quajmë ‘drita për në botën tjetër’.
Rhianna Shaw tha se ajo “pa një pyll paqësor”, teksa ishte e bllokuar në dëborë. 29-vjeçarja kishte shkuar për ski me miq në vendpushimin e skive St Anton në Austri, kur ajo u përplas me një skiator tjetër.
Përplasja mes Rhiannës dhe skiatorit tjetër shkaktoi një tronditje të grumbullit të dëborës në mal nga ku nisi dhe orteku i cili e mori atë para.
Kur e kuptoi se askush nuk mund ta dëgjonte, Rhianna i tha The Sun se në atë moment kishte vendosur të mos merrte më frymë dhe të mos bërtiste me, duke pranuar vdekjen.
Ajo tha:
“Pasi ndalova së bërtituri, fillova të ec përgjatë një rruge në këtë pyll të qetë dhe të zbehtë. Çdo gjë ishte aq e ndritshme sa dita. Në mënyrë të çuditshme ishte aq qetësuese, dhe dukej sikur kishte një lloj dëbore në tokë, por jo si dëbora siç e njohim.”
29-vjeçarja beson se ajo ishte e vetëdijshme për pesë minuta para se ajo të vdiste.
“Është vetëm rastësi që më gjetën. Miqtë e mi më thanë se gjatë gjithë kohës preknin vetëm dëborë me shpresën se mos më preknin dhe mua. Fillimisht gjetën një nga shtyllat e skive, por pastaj gjetën këmbën time”, tha ajo për the Sun.
Fytyra e saj ishte e bardhë dhe ishte pa puls kur e kishin gjetur. Doktori i saj tha se kishte gjashte për qind mundësi të jetonte pas gjithë asaj kohe brenda në dëborë. Aktualisht ajo po qëndron në një qendër private shendetesore.
Përshtati K.Balliu/DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/