“Të mori në qafë o shpirti im” / Mesazhet për vdekjen e...

“Të mori në qafë o shpirti im” / Mesazhet për vdekjen e shqiptares në Greqi

321
0
Shares

29 vjeçarja shqiptare Anxhelina Petro u vra nga duart e të atit… sepse dashuronte personin e “gabuar”.

Kjo ishte historia tragjike e 29 vjeçares e cila u gjet e varrosur në oborrin e shtëpisë së të atit Aleko Petro, i cili pasi e goditi për vdekje me një shufër hekuri, e futi në dhe me duart e tij. Ngjarja e rëndë që ndohi në Korfuz më dy janar të këtij viti ka prekur mijëra shqiptarë, e mes të cilëve edhe të afërmit e të resë. Vajza e dajës së Anxhelinës ka shkruar këtë mesazh prekës në rrjetin social

“O zemra ime ti o Lina të mori më qafë o shpirti im s’kam fjalë të përshkruaj”, komenton ajo në Facebook në një fotografi të Anxhelina Petros.

29 vjeçarja ishte e lidhur dhe bashkëjetonte prej kohësh me të dashurin e sasj me origjinë nga Afganistani, një person që urrehej dhe nuk pëlqehej nga Aleko Petro, babai i Anxhelinës.

E reja ishte zhdukur nga shtëpia dhe ka qenë i dashuri i saj që ka lajmëruar policinë. Me të shkuar në shtëpinë e babait të vajzës, policia e ka gjetur të varrosur 29 vjeçaren në oborr. Anxhelina Petro jetonte prej vitesh në Greqi me të atin, pasi babai me të ëmën ishin divorcuar prej vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY