Masakra në Ballsh, zbardhen detaje, si lindi sherri pas një dreke

Masakra në Ballsh, zbardhen detaje, si lindi sherri pas një dreke

865
0
Shares
Foto Ilustruese

Një krim i rëndë i dyfishtë në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një 34-vjeçar, i sapo kthyer nga emigrimi, ka qëlluar për vdekje më thikë, në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai  sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.

Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.

Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal,  autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur  gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në  efektin e alkoolit.   Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY