Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin e ri me një postim ku deklaron se viti i ri nis pa kapsolla dhe pa kumar.
“Vit i Ri me këmbë të mbarë, pa kumar e pa kapsolla”, deklaron Kryeministri ndersa komentuesit ende jane te ndare ne mendime të paktën për kumarin.
“Duhet vepruar ne pershtatje me ligjet e brendshme te sistemit ku jeton o Edi, te kapitalizmit. Ato nuk mund ti ndalosh arbitrarisht.
Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do nderroje formen e ekzistences dhe lufta juaj kthehet ne lufte me mullinjt e eres. Disiplinim nuk dmth ta kthesh ne privilegj te 5-yjshave qe te rrethojne.
Kjo vlen dhe per prostitucionin dhe kapsollat”, shkruan R.L në murin e faqes se kryeministrit.
Ndërkaq një tjetër qytetarë falenderon Kryeministrin për masat. “Faleminderit shumë Z. Kryeministri, kur isha i ri mendoja se kumari ishte një gjë e mirë dhe shumë e rëndësishme, por tani që vitet shkuan, e unë jam plakur, jam duke e parë se sa të varfër janë ata që se kuptojnë se sa familje shqiptare je duke shpëtuar”, komenton N.Sh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/