Policia rrugore e kryeqytetit, përpos urimit për festat e fundvitit, ka dhe një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shoferët.
NJOFTIMI I PLOTË
Rrugorët e kryeqytetit në vigjilje të festës së ndërrimit të viteve kanë shtuar patrullimet me përzgjedhje në të gjitha rrugët e qytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve që mbeten rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe do jenë të angazhuar me shërbime të përforcuara gjatë gjithë kohës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda rrugore, sigurimin e aktiviteteve masive kulturore e festive në sheshet dhe vendet e planifikuara nga autoritetet vendore.
Policia Rrugore e kryeqytetit, duke konsideruar qytetarët, si një nga aleatët me të rëndësishëm në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, ju falenderon për bashkëpunimin e treguar përgjatë vitit 2018 dhe ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja, për Vitin e Ri 2019.
Gjithashtu ju garantojmë për një shërbim cilësor dhe të shpejt për çdo situatë apo nevojë, si dhe apelojmë për KUJDES të shtuar para dhe pas ndërrimit të viteve, të shmanget drejtimi i mjeteve pas përdorimit të pijeve alkoolike, sepse policia rrugore nuk do tolerojë në asnjë moment shkeljet që rrezikojnë jetëm tuaj dhe të tjerëve, duke kthyer momentet festive në dëshpërim apo më shumë se aq🚑.
https://www.facebook.com/policia.al/videos/239435410283589/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/