Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Ministrja e re pa “gabimet” e vjetra

29/12/2018
VIDEO/Ministrja e re pa “gabimet” e vjetra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ajo që u konsiderua qysh ditën e parë të krijimit si “superministria” e Damian Gjiknurit, tashmë pritet të drejtohet nga Belinda Balluku, zonja e cila që prej ardhjes së PS në pushtet ka drejtuar agjensitë shtetërore që menaxhojnë trafikun ajror. Që në fakt janë të lakmueshme për shkak të vetëfinancimit dhe fondeve të mëdha duke u shndërruar shpeshherë dhe në pika të marrëveshjeve postelektorale mes partive që bashkëqeverisin.

Si një nga emërimet e para të qeverisë në vitin 2013, zonja Balluku ka qenë kohët e fundit në qendër të akuzave për keqpërdorimin e fondeve të Albcontroll-it. Institucioni i drejtuar prej saj ka paguar plot 66 milionë lekë për të trajnuar dy anëtarë të stafit. TPZ publikoi pak kohë më parë dhe dokumentat përkatëse, duke hedhur dritë mbi një seri tenderash me që drejtuesja e kompanisë i jepte me vlerën 100% vetëm një ofertuesi.

Ndërkohë sipas PD, 70% e procedurave të zhvilluara nga Albcontroll 5 vitet e fundit kanë qenë me prokurim të drejtëpërdrejtë, ndërsa vlera ka kapur shifrën e 20 miliardë lekeve.

Por këto akuza duket se nuk e kanë shqetësuar zonjën Balluku, e cila si drejtuese institucioni, me tender te hapur apo me prokurim të drejtëpërdrejtë i ka organizuar stafit një super mbrëmje për festat e fundvitit.

Opinion.al ka mundur të sigurojë disa foto dhe një video të shkurtër ku në një ambient të dekoruar me kujdes,me balerina të veshura si në karnavale, stafi i Albcontroll ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në të vetmin hotel me 5 yje në Tiranë, tek “Plaza Hotel”. Sigurisht që festa është organizuar rreth një javë më parë, kur zonja Balluku nuk ishte zgjedhur ende si ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ndoshta ministrja e re do të ketë mënyrë dhe stil tjetër drejtimi në postin e saj të ri. Duke mbajtur në vëmendje që këtë herë, Edi Rama nuk do ta rikthejë më në PS, nëse do të bëjë gafën e famshme kur ishte sekretare për marrdhëniet me publikun e selisë rozë. Dhe pas vizitës së ish shefit të atëhershëm të opozitës në Kosovë, në njoftim shkroi: “Edi Rama u takua me kryetarin e AAK Rramush Haradinaj”…. i cili në fakt gjatë vizitës së Rames në Kosovë ndodhej për gjykim në Hagë. Asokohe ajo u largua nga vëmendja dhe PS, për t’u rikthyer pas zgjedhjeve të 2013.

Ndërsa duket qartas se shefi i qeverisë ka besim se Belinda Balluku, bën pjesë tek kategoria e njerëzve që mësojnë nga gabimet. Dhe Edi Rama ka treguar se di të falë e të rikthejë të preferuarit e tij në pushtet.
/Opinion.al

*Foto dhe video nga festa me balerina e Albcontroll në “Plaza Hotel”

Tags: belinda ballukuministrja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Shqipëria ende larg realitetit europian

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.