VIDEO/Shpërthen vullkani më aktiv në Europë, tërmet i fuqishëm në Sicili

VIDEO/Shpërthen vullkani më aktiv në Europë, tërmet i fuqishëm në Sicili

372
0
Shares

Vullkani më i madh dhe më aktivi i Europës shpërtheu në Itali pak orë para Krishtlindjeve, duke krijuar probleme për shumë vendas dhe turistë në zonat aty pranë.

Mes sezonit  të pushimeve, shpërthimi i vullkanit Etna çoi në mbylljen e aeroportit të Catania në bregun lindor të Sicilisë për shkak të hirit të rëndë që u përhap në qiell.

Ndërsa aeroporti rifilloi aktivitetin e plotë në Krishtlindje, hiri mbulonte rrugët dhe trotuaret e qyteteve të afërta Zafferana Etnea dhe Santa Venerina.

Vullkani nuk ka çuar në ndonjë evakuim për vendasit por ka ndërprerë bizneset e tyre, të cilat janë kryesisht bujqësi ose turizëm.

TËRMETI 

Një tërmet i fuqishëm ka goditur  Sicilinë me magnitudë 4.8 ballë, pas zgjimit të këtij  vullkani në malin Etna.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në orët e vona të natës së mbrëmshme e për pasojë janë plagosur 10 persona dhe qindra banesa e biznese janë dëmtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY