Moderatorja e Pop Culture ka preferuar të tregojë një histori të veçantë të jetës së saj për Krishtlindje, duke e ndarë madje dhe në rrjetet sociale.
Dojna Mema ka treguar sesi për 30 minuta humbi motrën e saj dhe kjo ngjarje ndodhi pikërisht pas shkrepjes së fotos që ajo ka postuar bashkangjitur shkrimit.
Ja çfarë tregon Dojna:
Pak minuta pas shkrepjes se kesaj fotoje, ime moter 2 vjec, u zhduk per 30 minuta. Pasi lajmeruam policine, pas te qarave te mia qe u bene kolona zanore e Rruges se Kavajes per ate dite, e gjetem teksa ishte hutuar per 30 minuta tek nje tip qe shiste tullumbacë.
Pasi e gjeta dhe rifilloi te me merrte lodrat, thashe… “Mami pse se cojme Mikin tek ajo familja tjeter, ja bejme dhurate per Krishtlindje?”😂
Uroj qe femija brenda jush te jete gjithmone i gjalle dhe t’ju udheheqe ne cdo zgjedhje. Gezuar ❤️ #’99
https://www.instagram.com/p/BryRG_eFiQv/?utm_source=ig_embed
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/