Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos i është drejtuar me një mesazh popullit shqiptar me rastin e Krishtlindjes.
Kryepeshkopi thotë se një pasiguri e përgjithshme është përhapur si re pluhuri bërthamor në mbarë shoqërinë e sotme.
“Në shoqëri është përhapur pasiguria. Krishtlindja vjen të ofrojë antidotin e pasigurisë. Ndërgjegjësimi për praninë e Perëndisë heq pasigurinë. Viti i ri të jetë me sigurinë e pranisë së Krishtit”- thotë kryepeshkopi Anastas.
Ai ndër të tjera në mesazhin e tij të urimit, ka uruar për Krishtlindje të bekuara teksa shprehet se Krishtlindja vjen të ofrojë antidotin e pasigurisë duke rigjallëruar mendjen dhe ndërgjegjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/