Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndryshime ministrash ne qeverine Rama?

23/12/2018
Qeveria e majtë premton uljen e taksave për më të pasurit e më të pasurve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ylli Manjani

Ndryshime ministrash në qeveri?!
Muhabet kot, po kot fare. Do ikin disa besnikë të Ramës për të ardhur disa besnikë të tjerë.

Problemi përsëri mbetet, pavarësisht kurimit të maskës. Bie fjala, problemet e arsimit të lartë vijnë nga modeli politik i ngrirë në Ligjin e Arsimit të Lartë, jo nga Lindita.

Ashtu si e koncepton dhe ndërton kabinetin qeverisës Edi Rama, asnjë ministër nuk është përgjegjës as para publikut e as para ligjit për sektorin që drejton.

Përgjegjësia politike është e gjitha e Kryeministrit. Kurse përgjegjësia juridike bie mbi drejtorë e nënpunës të tjerë.

Ministri i kabinetit Rama nuk ka as të drejtë nisme politike apo ligjore e madje as të drejtë të flasë e të votojë në mbledhjen e qeverisë.

Ministri i kabinetit Rama e ka të ndaluar të flasë në publik, përveç se kur urdhërohet nga Kryeministria. Në këtë rast teksti kontrollohet paraprakisht nga zyra e gjigande e shtypit.

Ministri i kabinetit Rama as emëron e as shkarkon dot njeri. Ai/ajo thjesht firmos aktet për kompetencë, përmbajtja e të cilave vjen nga Kryeministri.

Asnjë lidhje me rolin që i jep Kushtetuta e vendit Ministrit të Republikës. Asnjë, po asnjë lidhje fare,fare!

Ministri i kabinetit Rama është thjesht një zëdhënës politik dhe një kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon Kryeministri.

Ata i largon Rama vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të Tij.

Ndaj ndryshimi i ministrave nuk është zgjidhja e problemeve të shumta që ka vendi.

Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re…

Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave.

Kriza është e rëndë sepse vjen nga dështimi i filozofisë politike të atij që drejton. Kur vjen puna që publiku preferon më shumë Kryetarin e Bashkisë (pjellë politike e Ramës) më shumë sesa Kryeministrin e vendit, ky i fundit bie. E rrëzon partia.

Kështu duhet të ishte në kushte normale, nëse PS do ishte vërtetë Partia me demokraci siç ishte dikur.

Në çdo rast, bën çbën PS me rilindjen, është punë për ta. Por hi syve me ndryshime ministrash nuk na hedhin dot!

Vendi ka një përgjegjës. Ky është Edi Rama i vetëm fare!

Tags: qeveria Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.