PD alarmon per censure ndaj portaleve, po ndryshojne dy ligje

PD alarmon per censure ndaj portaleve, po ndryshojne dy ligje

95
0
Shares

Partia Demokratike denoncoi sot, paketën e censurës së mediave, të ashtuquajturën “paketë antishpifje” nga kryeministri Edi Rama dhe i ka cilësuar dy projektligjet si antikushtetuese. Për PD-në,  të dy këto projektligje janë të rrezikshme

“Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij të çdo burimi informacioni në vend, – tha Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Mediave.

Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.

Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo  të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale.

Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.

Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjstrohen pranë AKEP-it,  një agjensi e kontrolluar nga qeveria,  pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë. Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që, ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online.

Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të.

Asnjë nga këto parashikime antidemokratike nuk është model i ndonjë vendi të Bashkimit Europian. Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias.

Partia Demokratike i konsideron dy projektligjet, antikushtetuese, që cënojnë rëndë lirinë medias, lirinë e fjalës si dhe të drejtën kushtetuese për informim të qytetarëve.

Për Partinë Demokratike këto dy projektligje janë të rrezikshme. Ndaj PD do të bëjë gjithçka për ta ndalur rënien e një tjetër muri mbrojtës të demokracisë.

Për PD është jetike që kjo hapësirë informative te mbetet e lire dhe e pavarur. Liria e medias duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor në gjetjen e mekaniznave vetërregullues, që ndalojnë Ramën dhe Qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e lajmeve.

Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria.

Protesta për Teatrin, protesta e banorëve të Unazës së Re, protesta e studentëve treguan se Edi Rama është i dobët. Ai ka frikë nga protestat dhe se është gjuha e vetme që ai kupton!”?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY