DATAT/ PS mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama mund të ketë propozime

DATAT/ PS mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama mund të ketë propozime

178
0
Shares

Partia Socialiste ka vendosur të mbledhë Kryesinë e saj më datë 24 dhjetor, për të vijuar me pas me Asamblenë Kombëtare.

Asambleja Kombëtare do të mbahet më datë 28 dhjetor. Gjatë Asamblesë pritet të diskutohet rreth qeverisjes së vendit gjatë një viti ndërsa besohet se Rama mund të lajmërojë ndryhsime në qeveri dhe struktura të tjera të qeverisjes.

Vendi është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, që nga ajo e banorëve të Unazës së re dhe zonave të tjera, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe deri te e studentëve.

Kjo e fundit ka angazhuar edhe vetë kryeministrin Edi Rama, i cili  ka kërkuar  dialog me studentët për zgjidhjen e 8 kërkesave që kanë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë riorganizim në strukturat e partisë që drejton vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY