Lirimi i Rexhep Rrajës/ PD: Po lihen të lirë përdhunuesit dhe kriminelët...

Lirimi i Rexhep Rrajës/ PD: Po lihen të lirë përdhunuesit dhe kriminelët e Edi Ramës

110
0
Shares

Pas vendimit  të Gjykatës së Krujës, për lirimin  djalit të deputetit socialist, Rexhep Rraja,  cili u akuzua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Xhisiela Malokut, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike.

Me anë të një deklarate për mediat PD e cilëson vendimin për lirimin e Rexhep Rrajës si një urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë në mbrojtje të gjithë mafiozët dhe kriminelët.

Sipas PD, Rama nuk ka ndërmend që të ndërtojë drejtësi për shqiptarët, por vetëm për kriminelët.

Ja deklarata e PD:

Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë.

I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer  pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.

Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY