FOTO/Protesta e studentëve, 50 pedagogë të Shkencave Sociale firmosin letrën: Rrëzoni ligjin

FOTO/Protesta e studentëve, 50 pedagogë të Shkencave Sociale firmosin letrën: Rrëzoni ligjin

228
0
Shares

Protesta e studentëve është cilësuar si e vetmja shpresë e një populli i cili prej kohësh kërkon ndryshimin. Këtu i referohemi, mbështetjes së madhe që u kanë ofruar studentëve dhe faktit që nuk kanë hezituar as të bëhen pjesë e tyre, ku jo pak raste kemi vënë re qe janë solidarizuar me ta duke u dhënë dhe ushqime.

Prej dy javësh, studentët kanë braktisur auditoret duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Kryeministri Rama është përpjekur të zhvillojë atë që ai e quan dialog, gjë të cilën studentët nuk e kanë pranuar duke e quajtur tentativë për përçarje.

Ditën e sotme, ata vijuan me protestë tek Parlamenti, ndërkohë që u zhvendosën tek Kryeministria, pasi kërkesat e tyre lidhen me Edi Ramën.

Studentët janë mbështetur dhe nga figura të njohura publike, ndërkohë që hapur kanë shfaqur qendrimin e tyre dhe pedagogë.

Duke folur për pedagogët, së fundmi mësohet se 50 pedagogë të universitetit të shkencave sociale i janë bashkuar protestës.

Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.

Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY